Julia Vavilova, 24 vjeçe është e dashura e Pavel Durov, themeluesit të Telegram, i cili u arrestua të shtunën në mbrëmje sapo zbriti nga avioni i tij privat në pistën e aeroportit Le Bourget në Paris. Vajza bjonde që zbriti me të në pistën e Parisit nuk ishte asistentja e tij, siç u tregua fillimisht por e dashura e tij. Julia është një specialist e kriptomonedhave, në bio-n e saj në Instagram, ajo shkruan se është e apasionuar pas lojërave dhe gjuhëve të huaja. Flet anglisht, rusisht, spanjisht, arabisht.
Pavel dhe Julia kanë postuar shpesh foto nga pushimet e tyre dhe të dy shfaqen në të njëjtat vende turistike, në të njëjtën kohë. Ndaj duket se kanë qenë një çift prej disa kohësh.
Sipas Tgcom, nuk ka asnjë akuzë kundër Vavilova dhe pas një marrje në pyetje, ajo u la e lirë të largohej nga aeroporti ku u ndalua. Në këtë histori, teoritë e konspiracionit janë të shumta, madje në mediat sociale flitet se Julia është agjente e Mossad dhe ka futur në kurth Pavel Durov.
Mossad është përgjegjës për mbledhjen e informacioneve, operacioneve të fshehta dhe kundër terrorizmit.
Aplikacioni i koduar i mesazheve ‘Telegram’ ka shkaktuar shumë reagime për shkak të lirisë që u ofron përdoruesve të tij. Themeluesi dhe kreu i saj, Pavel Durov me origjinë ruse, u arrestua të shtunën vonë në mbrëmje (24/8) në Francë për shkelje të ndryshme në të cilat ka rënë platforma.