Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka folur përpara gazetarëve për kandidaturën e tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së.
“E kam të vështirë të flas për veten. Kryeministri më ka dhënë një pozicion shumë të madh. Është një negociat shumë e rëndësishme dhe më lejoni që të mos i ushtroj kolege të mi presion. Shpresoj që t’i shërbej Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera”.
Sa i përket, procesit të votës së emigrantëve, Hasani u shpreh:
“Ka qene një angazhim i kahershëm i qeverisë dhe ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në radhë me identifikimin e numrit të shqiptarëve kudo ku janë. Është një proces shumë i vështirë dhe ne po përpiqemi. Ka pasur një angazhim përmes e Albania dhe numri ka qene i vogël, rreth 8 mijë shqiptarë. Ne e dimë që 8 mijë shqiptarë jetojnë vetëm në një qytet të Francës.
Është i rëndësishëm si proces dhe të angazhohemi për të gjithë emigrantët shqiptarë. Nga ana tjetër kemi dhe angazhim për shqiptarët e diasporës që kanë pasaporta të vendeve ku jetojnë dhe ne kemi si synim që ata të kenë mundësinë si të gjithë të tjerët”.