Ekipi i femrave të futbollit të Shteteve të Bashkuara rifitoi medaljen e artë olimpike pas 12 vitesh, të shtunën e kaluar, më 11 gusht, ato mundën 1-0 Brazilin në finalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Megjithëse goli vendimtar u shënua nga Mallory Swanson, Trinity Rodman ka qenë një nga më të përfolurat në sferën ndërkombëtare.
Trinity Rodman, 22 vjeç, është futbollistja më e re, që zgjidhet në një draft të Ligës Kombëtare të Futbollit të Femrave (NWSL) dhe, që nga marsi 2022, më e paguara në ligën e saj. Vajza e legjendës së basketbollit Dennis Rodman, Trinity ka dëshmuar se talenti i saj në fushë është po aq i frikshëm sa ai i babait të saj në fushën e basketbollit.