Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka njoftuar në rrjetet e saj sociale avancimin e punës dhe përmirësimin në spitalin Onkologjik.
Postimi i Kociut:
Në shërbimin e Onkologjisë, Reparti i Radioterapisë në QSUT mbi 400 pacientë të diagnostikuar me tumore të lëkurës, tashmë do të trajtohen përmes pajisjes së Ortovoltazhit.
Kjo pajisje e Ortovoltazhit ofron:
Trajtim të personalizuar për pacientët me kancer të lëkurës;
Saktësi maksimale në aplikimin e dozave terapeutike;
Përmirësim të rezultateve klinike dhe ulje të efekteve anësore.
Ekipi ynë i radio-onkologëve dhe profesionistëve mjekësorë është i trajnuar për teknikat më të avancuara dhe do të punojë ngushtë me çdo pacient për të zhvilluar një plan trajtimi të personalizuar.
Aparati i ortovoltazhit është instaluar në kuadër të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Atomike të Energjisë në Vjenë.