Në qendrën komunitare në Përrenjas 71 fëmijë përfitojnë çdo ditë nga shërbimet e integruara sociale, ndërsa 33 të tjerë marrin shërbim të specializuar në banesë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me kryetarin e bashkisë së Përrenjasit, Nuri Belba, vizituan këtë qendër komunitare, që ofron shërbime sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Duke e cilësua një vend ku dashuria dhe kujdesi janë në qendër të çdo shërbimi, Koçiu tha se “në partneritet dhe bashkëpunim me pushtetin vendor, nëpërmjet Fondit Social kemi mundësuar ngritjen e mbi 70 shërbimeve të reja sociale të integruara në 61 bashkitë e vendit”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po punon sa më shumë që të ketë qendra që i kushtohen sidomos fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara.