Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot Qendrën Shëndetësore në Lezhë.
Kjo qendër shëndetësore u shërben rreth 25 mijë banorëve dhe turistëve gjatë sezonit turistik.
“Bashkë për rritjen e standardeve të shërbimit, me qëllim ofrimin e një kujdesi sa më të sigurt dhe efektiv për të gjithë qytetarët”, shkroi ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale.
Turistëve vendas e të huaj në të gjithë vendin u ofrohet shërbim në 34 qendra shëndetësore verore. Qendrat shëndetësore janë të hapura nga 1 qershori deri në 30 shtator dhe janë të shpërndara gjeografikisht në të gjithë zonat kyçe të frekuentuara nga turistët, nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil.