Në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar dy raste me ethet e Nilit. Përkatësisht në fshatin Bujqes dhe Jagodinë dy persona kanë rezultuar të prekur nga virusi. Sakaq gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë!
Njeri nga te prekurit është i moshuar 74 vjeç dhe tjetri 45 vjeç. Nga strukturat e kontraktuara për këtë çështje është bere dezinfektimi i të dy fshatrave.
Gjithashtu edhe Bashkia e Elbasanit ka bërë dezinfektimin e kontejnerëve te mbetjeve urbane në të gjithë zonën.