Sot është ditëlindja e Flori Mumajesit. Një prej mikeshave të tij në showbiz i ka uruar publikisht ditëlindjen përmes një videoje të veçantë.

Bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani e cila ka ndarë një video të këngëtarit me djalin e saj, Jonin duke dëgjuar një këngë.

Veç urimit, Arbana ka edhe një kërkesë për kantautorin e disa prej hiteve më të bukura shqiptare.

Gëzuar ditëlindjen Flori! Mirënjohëse për kujtimet e bukura, muzikën e mrekullueshme dhe këngën më romantike që na dedikove. Kthehu shpejt, na mungon!