Datëlindja e Arshi Pipës është përkujtuar me një takim në Qendrën e Librit. Shkrimtari, intelektuali e filozofi që u arratis në diktaturë pas dënimit me burg, u soll në vëmendje përmes librave që la edhe pse Shqipëria nuk ia dha kurrë vendin që i takonte
Kujtohet Arshi Pipa, filozofi qe dëshmoi burgun komunist
Datëlindja e shkrimtarit dhe intelektualit Arshi Pipa është përkujtuar me një takim në Qendrën e Librit. Profesori, filozofi, kritiku e poeti në moshën 28-vjeçcare, më 1948 e gjen veten në kampin e Vloçishtit si i dënuar politik. Tatëpjeta kishte nisur me një ligjëratë për Migjenin dhe një koment mbi poezinë e Faustit.
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula u ndal te studimet “Kur Sigurimi merrej me shkencë” që i është kushtuar edhe figurës së tij dhe foli për përmasën e tij intelektuale dhe disidente.
I vëllai avokat e kishte humbur betejën me sistemin diktatorial para tij, studimet ne Itali, revista ‘Kritika’ janë veçse laqe të tjera. pas disa vitesh burgje e spitale, del nga burgu dhe arratiset nga Shqipëria me të motrën duke e kaluar kufirin me not përmes lumit Buna më 957. Dy vite më vonë, boton në Romë “Librin e Burgut” dhe atdheun do e rishihte veçse pas rënies së komunizmit. Nipi, Plator Kalakula kujtoi takimet me të.