Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vizitoi në muajin korrik trevat shqiptare. Ajo ishte në Kosovë ku performoi në festivalin Sunny Hill, ndërsa më pas u ndal në Shqipëri, ku veç Tiranës, vizitoi edhe vendlindjen e saj në Dibër.
Artistja 34-vjeçare tashmë po shijon pushimet ndërsa në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë me ndjekësit foto, ku shihet e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj, arkitekti grek, Simos Liakos.
Ndërkohë, nga fotot e publikuara nga Bebe Rexhe, vihet re se me pushime me të ka qenë edhe deputetja Monika Kryemadhi dhe vajza e saj, pasi të dyja janë kushërira dhe kanë lidhje familjare shumë të afërta. Bebe ka ndarë foto me Kryemadhin edhe gjatë kohës që ishte në Tiranë.