Elseid Hysaj ka kontratë me Lazion deri në verën e 2025. Megjithë kohën e mbetur në marrëveshje, klubi i Serie A në Itali ka lënë të lirë 30-vjeçarin për t’u larguar këtë verë.
“LazioNews” bën me dije edhe arsyen e këtij vendimi nga Lazio dhe konkretisht mbi pagën e mbrojtësit të Kombëtares. Paga prej 2.8 milionë eurosh në sezon është një barrë për Lazion, që ka vendosur para disa muajsh ta nxjerrë në shitje lojtarin.
Mirëpo, për Hysajn ende nuk ka asnjë ofertë, apo klub serioz të interesuar. Tanimë duket se e ardhmja e Hysajt është larg Lazios, me klube nga Katari dhe Arabia Saudite që janë të vetmit që kanë shfaqur interes për shkodranin.