Një ligj i ri në Kaliforni kërkon që shteti të paguajë 140 dollarë për çdo ditë të kaluar pas hekurave pasi një qytetar të shpallet i pafajshëm për një krim për të cilin është burgosur gabimisht.

Dy burra që vuajtën gati 17 vjet burg pasi u dënuan gabimisht për tentativë vrasjeje pas një të shtënash në vitin 2004, u deklaruan të pafajshëm nga një gjykatës në Kaliforni. Sipas një ligji të ri, shteti duhet t’u paguajë atyre 140 dollarë për çdo ditë që kalojnë pas hekurave, ose rreth 900,000 dollarë.