Atletja Luiza Gega do të garojë sot në “Lojërat Olimpike”, në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa. Gega është shprehur se, synon vetëm suksesin, mision ky mjaft i vështirë.
“Synimi im është fillimisht kalimi në finale, rezultat që e kam provuar në Tokio. Kam besim më të madh edhe në saj të rezultateve vitet e fundit. Nëse gjëra shkojnë mirë do synoj pozicion më të mirë. Nuk deklaroj asgjë që do marr këtë apo atë medalje”, – tha ai.