Vijojnë të dalin në ditë të tejera detaje nga ngjarja e djeshme në Tiranë ku në një banesë u gjet i varur një mësues amerikan i cili kishte vrarë gruan e tij së bashku me dy qentë. Dyshohet se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur natën teksa po gdhihej dita e hënë.
Mësuesi amerikan Matthew James Wertz kishte lënë një letër ku i drejtohej prindërve dhe iu kërkonte falje se nuk ishte bërë burrë dhe nuk kishte hequr dorë nga veset, duke shtuar se njerëzit e dashur po i merr me vete. Po ashtu në letër ai kishte shtuar emrat e disa personave që u kishte borxh dhe u thoshte që lekët që kishte lënë në kartë mjaftonin për të shlyer borxhet.
Policia ka njoftuar më herët se çifti ishte i pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri. Po ashtu lidhur me ngjarjen policia njofton se ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si:
– litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;
– një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;
– një telefon celular;
– katër kompjutera laptop;
– një shkop bejzbolli;
– një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;
– një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.
Në njoftim thuhet se autopsia e kufomave do të kryhet sot në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.