Përgjatë periudhës janar-korrik 2024, Qendra e Botimeve Zyrtare pasuroi sistemin elektronik me 1776 akte të reja.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot se gjatë periudhës janar-korrik 2024, QBZ publikoi 150 botime në Fletoren Zyrtare dhe përditësoi 304 akte ligjore.
Kjo, sipas ministrit, rrit sigurinë, disponueshmërinë dhe aksesin në kohë reale në legjislacionin shqiptar.
Qendra e Botimeve Zyrtare është institucion nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Drejtësisë.
Kjo qendër është përgjegjëse për botimin e Fletores Zyrtare, Buletinin e Lajmeve Zyrtare dhe për përditësimin dhe mirëmbajtjen e Arkivit Elektronik të Akteve dhe botimeve të tjera.