Një valë e të nxehtit në Marok la të vdekur të paktën 21 persona në një periudhë 24-orëshe në qytetin qendror Beni Mellal, sipas një deklarate nga ministria e Shëndetësisë në vend.
Departamenti i Meteorologjisë tha se temperaturat e larta mbërthyen pjesën më të madhe të vendit të Afrikës së Veriut nga e hëna deri të mërkurën, duke arritur në 48 gradë Celsius në disa zona.
Në Beni Mellal, “shumica e vdekjeve përfshinin njerëz që vuajnë nga sëmundje kronike dhe të moshuar.
Maroku pësoi për të gjashtin vit radhazi thatësirë dhe nxehtësi rekord këtë dimër, me janarin më të nxehtë të vendit që nga viti 1940, sipas zyrës meteorologjike, e cila regjistroi temperatura që i afroheshin 37 gradë Celsius në disa vende.
Temperatura rekord në Marok, 50.4 gradë Celsius, u mat në muajin gusht të vitit të kaluar në Agadir, në jug të vendit. Shkencëtarët e kanë lidhur ndryshimin e klimës me kushte më të qëndrueshme, më të forta dhe më të shpeshta të motit ekstrem, duke përfshirë valët e të nxehtit.