Kylian Mbappe ka denoncuar PSG-në dhe klubi francez tani realisht rrezikon të jetë në telashe. “Martesa” mes kampionit francez dhe klubit parizian përfundoi keq, por tani që sulmuesi aktual flet spanjisht në Madrid, “leckat e shtëpisë” po fluturojnë nga dritaret.
Pasi pritën për javë të tëra, Mbappe dhe përfaqësuesit e tij ligjor morën masa duke kontaktuar UEFA-n dhe Federatën Franceze të Futbollit për t’iu raportuar pagesat e pa marra nga PSG-ja.
Këtë e raporton “Le Monde”, duke cituar edhe detajet e shifrave dhe sanksionet e mundshme për klubin parizien nëse zbulohen detyrimet ndaj Mbappe, i cili ankohet për mospagimin e 55 milionë eurove.
Një situatë e rëndë për PSG-në, e cila nëse shpallet fajtor pas hetimeve nga organet e futbollit, të vëna në lëvizje nga Mbappe, rrezikon sanksione të rënda si në Francë, ashtu edhe në nivel europian.
LFP mund të zgjedhë të bllokojë tregun e transferimeve të klubit, por në horizont mund të ketë edhe heqje të licencës së UEFA-s dhe për rrjedhojë përjashtim nga Liga e Kampionëve.