E ftuar në një program televiziv, aktorja e njohur Eva Alikaj ka kujtuar me nostalgji fillimet e saj të karrierës, ku për herë të parë përmendi një detaj shumë interesant.
Ajo tha se kolegu i saj, aktori Ndriçim Xhepa i ka dhuruar artistes një make up gjatë xhirimeve, kjo pasi Alikaj ishte shumë e fiksuar me kujdesit ndaj vetes.
Moderatorja: Make up-et ku i gjeje?
Eva Alikaj: Më kujtohet më ka dhuruar njëherë Çimi një make up bojëqejlli, një të vogël, tek filmi “Njeriu i Mirë”. Mbase ia ka marrë Margaritës se unë sa kisha filluar në teatër. Me atë lyhesha pak tek sytë.
Moderatorja: Kaq mjaftonte.
Eva Alikaj: Po, edhe pak buzët.
E pyetur nga moderatorja se ku i gjente veshjet e veçanta dhe pak të guximshme për atë kohë, aktorja tregoi se i bënte vetë. Ajo tha se ka pasur një natyrë pak rebele, por kjo ishte karakteristikë e veçantë për të, pasi publiku ishte marrosur pas saj.
Moderatorja: Po ato veshjet, me ato xhinset pak më ndryshe se vajzat e tjera, si e huaj, ku i gjeje?
Eva Alikaj: I bëja vetë.
Moderatorja: Ashtu?
Eva Alikaj: Po.
Moderatorja: Po xhinset ku i gjeje?
Eva Alikaj: Kisha unë atë kohë, isha pak rebele atë kohë.
Moderatorja: Kishte përjashtime për ju aktorët?
Eva Alikaj: Po ku di unë, më lejonin mua, kisha naze unë.
Moderatorja: Dhe dole e veshur, ashtu nuk të pengonin?
Eva Alikaj: Po, ca pensionistë janë ankuar, thanë çfarë është kjo. Por, populli ishin marrosur, ashtu më donin.