U zhvilluan sot zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës mes kandidatit Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikuria nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
23 mijë qytetarë ishin në listat zgjedhore, por më shumë se 6 mijë nuk e ushtruan të drejtën për të votuar, pasi mjetet e tyre të identifikimit kishin skaduar. Në këto zgjedhje, KQZ-ja aplikoi vetëm identifikimin elektronik të zgjedhësve në 36 qendrat e votimit.
QV-të u hapën në orën 07:00 pa problematika dhe procesi i votimit përfundoi i qetë deri në orën 19:00.
Zgjedhjet në Himarë erdhën pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, i dënuar përfundimisht me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit. KQZ shpalli vakancën për drejtuesin e qytetit bregdetar dhe Presidenca i hapi rrugën zgjedhjeve të reja me dekretimin e 4 gushtit.
Nga përllogaritjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri në orën 18:00, kanë votuar 8.394 zgjedhës në 36 qendrat e votimit që Himara ka. Kjo shifër përkthehet në 36.38%, më e lartë se votuesit për të njëjtën orë në zgjedhjet e 14 Majit 2023.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi se 6 mijë zgjedhës në Himarë nuk do mund të ushtrojnë të drejtën për të votuar për shkak se karta e tyre e identifikimit ka skaduar.
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 36.2 për qind
Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 18:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës është 36.2% , sipas KQZ. Himarjotët zgjedhin ditën e sotme (4 Gusht) kryebashkiaku e ri, ku në garë për të fituar mandatin janë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria.