Noizy u shpreh se i falënderon të gjithë për mbështetjen dhe se ka besim të drejtësia e dy vendeve. Ndërkohë tha se ka një lajm të rëndësishëm për fansat, ku pas anulimit të koncertit në Shëngjin natën që u arrestua, tha se të mërkurën e 21 gushtit do të mbajë një koncert të madh në Tiranë, Selman Stërmasi.
Hey, Faleminderit nga zemra të gjithëve. Në mungesë disa dashuri shkëlqejnë më fort.
Faleminderit fansave të mi që janë padyshim më të mirët në botë, miqve të mi, kolegëve të mi, që më kanë dhënë kurajo në këtë moment të vështirë.
Nuk do ta harroj kurrë!
Faleminderit familjes time që gjithmonë me durim e dashuri ka qenë aty për mua. Do punoj shumë për t’jua shpërbly.
Dy fjalë për të gjithë ju që keni lexuar aq shumë tituj e komente për mua keto dy javë:
-Unë bëj muzikë, bëj art dhe biznes, e asnjëra nuk ka lidhje me dhunën. Nuk kam asgjë të re për të thënë se fjalën e ka drejtesia.
Pres dhe respektoj institucionet e drejtësisë së vendit tim dhe të Kosovës që e kam po ashtu në zemër.
Nga ana tjetër, unë do të vazhdoj të bëj muzikë për shqiptarët dhe fansat e mi kudo ndodhen nëpër botë, por dua ta nënvizoj se askush nuk ma ndalon dot t’i këndoj kombit tim ku bën pjesë dhe Kosova që e kam në zemër gjithmonë.