Në një nga fjalimet e mbajtura para audiencës së saj, Grida Duma si rrallë herë ka treguar një situatë të ndodhur pas një fjalimi në podiumin e PD kohë më parë, ku pas fjalës u rrëzua teksa zbriste.
Duma me një elegancë dhe elokuencë të hollë, e ka sjellë këtë rast si një nga rastet kur njeriu mëson të ngrihet sërish, duke treguar gjithë ç ‘kish menduar menjëherë pas atij rrëzimi.
“Vetëpërmbajtja. Të mos thuash ekzaktësisht atë që të vjen në atë moment. Të mos ta thuash në të gjithë dimensionet e tij. Se nuk e përdor dot atë fjalorin e fisëm fantastik që i shpjegon ca gjëra me mirë sesa ai elitari. E kur them i fisëm fantastik, atë banalin nuk e përdorim dot, i cili meriton të përsoset shumë shpesh ndonjëherë, por nuk e përdorim dot, se duhet të mbajmë stekën lart. Është tmerr i madh të mbash stekën lart gjithë kohën. Por e mbajmë. Përfundojmë që e mbajmë edhe kur na relativizojnë. Përfundojmë që e mbajmë edhe kur na rrëzojnë. E unë do t’ju jap juve një çast të rrëzimit im….