Kreu i “Demokratëve Euroatlantikë”, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës të Ilir Metës, ndërsa ky i fundit akuzoi si Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se Meta është simbol i pandëshkueshmërisë, ndërsa shton se ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij.
Sipas Bashës, Meta kërkon që me këto akuza qesharake të bëjë pazarin e radhës në kurriz të demokratëve.
Postimi i plotë i Bashës:
Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.
Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bejë pazarin e radhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre.
Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën dhe Partinë Demokratike ndaj distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për tu ndarë nga korrupsioni dhe për fitoren e saj.