Në 10 shtator, kandidati republikan për President të SHBA, Donald Trump, dhe kamala Harris, kandidatja e demokratëve, do të përballen në një debat televiz, tashmë të konfirmuar.
Por ish-Presidenti ka shprehur gadishmërinë për 3 debate, madje duke shprehur dakordësi që ata të zhvillohen në datat 4, 10 dhe 25 shtator përkatësisht në Fox News, NBC dhe ABC.
ABC njoftoi se Harris dhe Trump kishin rënë dakord për një duel televiziv më 10 shtator. Data ishte dakorduar më parë midis Trumpit dhe presidentit demokrat të SHBA Joe Biden përpara se Bideni të tërhiqej nga gara dhe të hynte Harris në skenë.
Trumpi kishte refuzuar më parë të përballej me Harrisin në atë datë dhe në vend të kësaj propozoi një debat më 4 shtator në rrjetin e krahut të djathtë Fox News, i cili ka lidhje me të.
Fushata e Harris-it më pas e akuzoi Trumpin se “luan lojëra”, kishte “frikë” dhe dëshironte “të shmangte” debatin. Natyrisht, Trump donte ta përgënjeshtronte këtë akuzë duke propozuar tre debate.
“Kam dëgjuar që Donald Trump më në fund ka pranuar të debatojë me mua më 10 shtator,” shkroi kandidatja 59-vjeçare në Platformën X. “Mezi po e pres”. Ajo nuk ka shkruar asgjë për datat e tjera të propozuara nga Trumpi.