Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tajar Kağan Atay, ku biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.
Ministri shprehu vlerësime në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, njëherësh dinamik e mjaft të frytshëm me shtetin turk.
Për Hoxhën, Turqia është një partner kryesor në fushën e sigurisë, por edhe kualifikimeve në Akademinë e Sigurisë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të shkollimit dhe asistencës te përhershme.
Ambasadori turk shprehu dhe u zotua për dhënien e ndihmës së vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke theksuar që e kundërta as që mund të diskutohet.