Ministri i Financave Petrit Malaj priti në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, me të cilin kanë vlerësuar marrëdhëniet dy palëshe dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Në një postim në rrjete sociale ministri Malaj shkruan: “Gjermania është një partner strategjik për vendin tonë dhe mbështetëse nëpërmjet financimeve direkte e një sërë projektesh në sektorë prioritarë, si: energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia, etj., me rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe proceset integruese.”
Më tej Ministri i Financave thekson se miradministrimi financiar i fondeve nga partnerët ndërkombëtarë dhe ndjekja me rigorozitet e proceseve është i rëndësishëm për vazhdimësinë e zbatimit të projekteve të përbashkëta.
Prita në një takim kortezie Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë z. Karl Bergner, me të cilin vlerësuam forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Gjermania është një partner strategjik për vendin tonë dhe mbështetëse nëpërmjet financimeve direkte e një sërë projektesh në sektorë prioritarë, si: energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia, etj., me rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe proceset integruese.
Miradministrimi financiar i fondeve nga partnerët ndërkombëtarë dhe ndjekja me rigorozitet e proceseve është i rëndësishëm për vazhdimësinë e zbatimit të projekteve të përbashkëta.