Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy Vanhorn.
Me anë të një postimi në Facebook, Manja tregon se në tryezën e bisedimeve me zyrtaren amerikane të Punëve në Tiranë u diskutua ecuria e reformës në drejtësi dhe gadishmëria për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në fushën e drejtësisë.
Postimi i Manjës:
Me znj. Nancy VanHorn, të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane 🇺🇸 në Tiranë, pata një takim 🤝🏻 miqësor kortezie dhe pune!
E urova znj. VanHorn për detyrën e re, biseduam hapur për ecurinë e reformës në drejtësi, arritjet dhe sfidat që kemi përpara dhe ndamë qëndrimin e përbashkët për vijueshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë në reformat kyçe dhe të pakthyeshme në fushën e drejtësisë. 🇦🇱🤝🇺🇸
E njoha znj. VanHorn dhe me punën e shkëlqyer që bëjnë stafet tona teknike të dy vendeve në Tiranë për fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore në agjencitë e zbatimit të ligjit në varësi të Ministrisë së Drejtësisë ⚖️ dhe shprehëm angazhimin e përbashkët për të punuar fuqimisht për forcimin 💪🏻 e shtetit të së drejtës, zbatimin e plotë të reformës në drejtësi ⚖️ dhe sundimin e ligjit si rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë 🇦🇱 me Evropën! 🇪🇺