Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu publikoi edhe vendimet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në lidhje me sektorin që mbulon, ku bien në sy ato për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për punonjësit e industrisë ushtarake dhe borxheve të 3 ish-uzinave të armëve.
Ai theksoi se janë marrë vendime të rëndësishme për mbrojtjen dhe në veçanti edhe për “sigurimin e jetës për misionet ushtarake jashtë vendit”, ku efektivët shqiptarë hasin edhe vështirësi nga më të ndryshmet.
“Me këtë pakete sigurohemi që të gjitha forcat tona jashtë kanë mbulimin e nevojshëm për vështirësitë qe hasin dhe përballen në misionet jashtë vendit”, tha ndër të tjera Vengu.