Miqësorja e luksit mes Çelsit dhe Interit në Londër u ka vënë kapakun miqësoreve përgatitore të dy skuadrave para sezonit të ri që do të nisin në fundjavën e ardhshme. Takimi ku Kristjan Asllani ishte titullar te zikaltrit,. është mbyllur me shifrat 1-1.
nteri u tregua cinik në startin e ndeshjes dhe pas pak minutash gjeti golin me anë të Turam, i cili sot formonte dyshen e sulmit me Korrean, autori i asistit. Por më pas ishte Çelsi më kërkues duke vënë shpesh në vështirësi Jan Zomer e duke goditur edhe shtyllën.
Vendasit gjetën golin e barazimit pikërisht në limitin e sfidës, me anë të 20-vjeçarit Ugoçuku, i cili kur regjistrohej minuta e 90 ia doli të dërgonte topin në rrjetë për të vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.
GOLI I TURAM (VIDEO)
GOLI I OGEÇUKU (VIDEO)