Luciano Moggi foli për rastin Koopmeiners në faqet e së përdtishmes italiane Libero:
“Duke folur për certifikatat mjekësore, është e trishtueshme që një futbollist, i cili është një punonjës atipik duke pasur parasysh milionat që fiton çdo vit, duhet t’i përdorë ato.
“Është edhe më e trishtueshme që ata që i shfaqin janë në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, por nuk duan të luajnë Superkupën e Europës me ekipin e tyre, për të shkuar diku tjetër.
“Një mungesë totale e ndjenjës së përkatësisë, një ofendim për shokët e skuadrës që fituan Europa League me të, por edhe një paralajmërim për tifozët në përgjithësi.
“Disa futbollistë kanë një ndjenjë të ndryshme përkatësie dhe respekti që nuk pasqyron atë të atyre që shkojnë në stadium. Një falënderim për Dybala është një domosdoshmëri”.
Për Verona-Juventus:
“Ekipi i Verona-s do të ketë një sfidë të vështirë në Bentegodi kundër Juventus-it, që u shfaq një skuadër e etur për të fituar në ndeshjen hapëse të kampionatit.
“Natyrisht që bardhezinjtë do të përpiqen të konfirmohen pas fitores 3-0 kundër Como dhe Verona do të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë: bardhezinjtë janë favoritë”.