Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas ndarjes nga jeta të arbëreshit, Mario Brunetti.
Spiropali shprehet se Brunetti “mundësoi njohjen ligjërisht, më 1999, të komunitetit arbëresh si pakicë gjuhësore historike në Italinë mike”. Ndërsa theksoi se për mbi një dekadë ia kushtoi veprimtarinë si deputet luftës kundër Mafias, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe çështjes së Kosovës.
“Lamtumirë parlamentarit dhe intelektualit arbëresh Mario Brunetti! Atij, që me përpjekje si rrallëkush mundësoi njohjen ligjërisht, më 1999, të komunitetit arbëresh si pakicë gjuhësore historike në Italinë mike!🇮🇹
Parlamentarit që për mbi një dekadë ia kushtoi veprimtarinë si deputet luftës kundër Mafias, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe çështjes së Kosovës.
Intelektualit, vepra e të cilit u bë një urë e miqësisë 🇦🇱🇮🇹, që afroi njerëzit, kulturat dhe institucionet!🙏”, shkruan Spiropali.