Elbasani është një nga qytetet që ka arritur temperaturat më të larta këtë verë, ekspozimi ndaj të cilave sipas mjekëve mund të rrezikojë shumë persona.

Ditët e fundit të gushtit spitali rajonal në bashkëpunim me Kryqin e Kuq kanë ngritur tenda në qendër të qytetit për t’jua ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë.

Kategoritë më në rrezik nga temperaturat e larta janë të moshuarit dhe fëmijët prandaj apeli i mjekëve shkon për kujdes më të shtuar. Fushata të tilla në Elbasan zhvillohen për të tretin vit radhazi.