Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj për mes një postimi në llogarinë e tij bë “Facebook” ka ndarë me ndjekësit një poster interesant i cili është vendosur në Ohajo. Vezaj gjithashtu ka ndarë edhe foto ndërsa në poster shkruhet një mesazh për trafikuesit e drogës.
“Vëmendje për trafikantët e drogës, denonconi konkurrentët tuaj,” ndërsa më poshtë ndahet edhe një numer kontakti.
Më tej gazetari bën me dije se ky mesazh/reklamë anash rrugëve është vendosur nga Zyra e Sherifit të kësaj zone, e cila ka njoftuar se ka vendosur 12 të tilla, duke inkurajuar tregtarët, shpërndarësit e drogës dhe jo vetëm, të denoncojnë konkurrentët e tyre tek sherifi lokal.
Një tjetër detaj interesant është se sipas zyrës së sherifit, me paratë e sekuestruara nga shpërndarësit e drogës janë krijuar, blerë dhe vendosur këto reklama me mesazhin e qartë për të inkurajuar trafikantët e drogës të denoncojnë njëri-tjetrin. Vezaj më tej ka inkurajuar se kjo mund të bëhet edhe në Shqipëri por ai theksoi se në vendin tonë ekziston frika se personi që përgjigjet në atë numër për denoncime të shet te rivalët me vrap.
Postimi i plotë:
Ndodh edhe kjo në SHBA! Kjo foto është shkrepur në një nga autostradat e qytetit Youngstoën, të qarkut Mahoning në shtetin e Ohajos, në ShBA. Siç e shikoni, në këtë reklamë të vendosur anash rrugës, shkruhet: “Vëmendje për trafikantët e drogës, denonconi konkurrentët tuaj,” duke dhënë numrin e telefonit dhe njoftuar se do të ketë shpërblim.
Ky mesazh/reklamë anash rrugëve është vendosur nga Zyra e Sherifit të kësaj zone, e cila ka njoftuar se ka vendosur 12 të tilla, duke inkurajuar tregtarët/shpërndarësit e drogës dhe jo vetëm, t’i denoncojnë konkurrentët e tyre tek sherifi lokal. Sipas zyrës së sherifit, me paratë e sekuestruara nga shpërndarësit/trafikantët e drogës janë krijuar, blerë dhe vendosur këto reklama me mesazhin e qartë për të inkurajuar trafikantët e drogës të denoncojnë njëri-tjetrin.
Qarku Mahoning e ka marrë këtë emër nga një lumë që ndodhet aty dhe ka një popullsi prej rreth 230 mijë banorësh. Edhe në Shqipëri mund të bëhen mesazhe të tilla, por atje ekziston frika se personi që përgjigjet në atë numër për denoncime të shet te rivalët me vrap!”