Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi edhe pse në arrati dhe në kërkim nga autoritetet e Kosovës për shkak të sherrit me personazhin e Tik-Tok, Medi Iseni, në një klub në Pejë, vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale.

Së fundmi ai ka bërë një postim në InstaStory me të cilën ka konfuzuar ndjekësit dhe jo vetëm.

Në përshkrimin e postimit, Stresi shkruan: “Kam vdekur disa herë, por ** do varrosem kur të plakem”.