Nga Hermes Kafexhiu/
*48 orët e fundit kanë shënuar 8 vetëvrasje në Shqipëri, lajm i cili të dëshpëron por nuk duhet të na frikësojë.
Për ty që je duke menduar këtë akt fatal përpiqu të mendosh me kujdes se jeta është shumë e vlefshme. E di që është patetike ta thuash dhe ndoshta i ngjan atyre rrëfimeve që bëjnë shpesh priftërinjtë apo hoxhallarët, por jo. Ti duhet ta dish me siguri dhe duhet ta kesh fuqinë ta kuptosh se jeta duhet të vazhdojë, se në fund të gjithçkaje, se ke bërë keq apo mirë, se ke kaluar gjëra që si përballon dot ndërgjegjia, se je lodhur apo në çdo rrethanë që të ka bërë të ndihesh bosh, duhet ta mbledhësh atë dreq mendje dhe të thuash “Do kalojë, më e bukura është që ende jam në jetë”.
Askush prej nesh nuk është i tepërt në këtë jetë dhe as ti nuk je i tepërt.
Imagjino për një moment gjithë ata që kanë kaluar kalvarin e egër të historive të dhunës, së kampeve, burgjet e vështira, presionet, përdhunimet, vrasjen e foshnjave, humbjen e djemëve dhe vajzave, ata që kanë humbur pasurinë dhe u rikthyen në varfëeri, ata që su vlerësuan kurrë për ata që ishin, ata që mbeten të mirë përgjithmonë dhe kurrë nuk e morën mbrapsht, ata që mbajtën mbi supe mosmirënjohjen e gjatë dhe prapë jetuan, prapë ecën, prapë qëndruan.
Po mendo dhe për njerëzit rrotull, për nënën, për babain për familjarët që do i dhëmb kaq shumë po ta bësh por dhe mbi të gjitha për veten, që do kalosh në këtë budallëk.
A e di o ti njëri që mendon vetëvrasjen, se shpikja më egër e njërzimit është që arritëm të shkojmë deri në kulmin për të vrarë vetveten, kjo është gjëja më errët e të errtave që mund të bënte njëriu.
As shitja e njëriut nuk ka qenë kaq akt i egër sa ky, ndaj mos e bëj.
Por mos e bëj dhe për një fakt tjetër që me shumë siguri duhet të jetë një forcë e madhe për të të mbajtur gjallë dhe në jetë.
Duhet të kuptosh që duhet të flasësh, duhet ta nxjerrësh gjithë atë që të dhëmb, duhet ta thuash me zë dhe ta përplasësh fortë. Këtu do kuptosh se kapërcimi do të jetë shumë më i thjeshtë nga çfarë e ke menduar.
Beso se ata që kujdesen për shëndetin mendor janë të besueshëm dhe nuk do ta tradhëtojnë sekretin që të mundon.
Jeta ka parë njerëz që kanë dal nga çmënduria dhe ndaj gjithçka mund të ndodh, kështu që mos e bëj.
Mos e bëj, munde këtë frikë. Një gjë është e sigurt, që atje nuk ka diell si këtu…