Rreth 1.2 milionë doza të vaksinave kundër poliomielitit janë dorëzuar tashmë në Rripin e Gazës, tha Rick Peppercorn, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për territoret e pushtuara palestineze.
Sipas tij, rreth 400,000 doza shtesë pritet të dërgohen së shpejti në Rripin e Gazës, raportoi Reuters.
Ushtria izraelite dhe grupi militant palestinez Hamas kanë rënë dakord për tre pauza të veçanta tre-ditore në luftimet në zona të ndryshme të Rripit të Gazës për të lejuar rreth 640,000 fëmijë të vaksinohen kundër poliomielitit.