Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e moti përgjatë javës. Në vendin tonë do të ketë mbizotërim të motit të kthjellët.
“Territori shqiptar do të jetë sërish nën ndikimin e masave që po vijnë nga Afrika drejt Gadishullit të Ballkanit dhe kjo do të bëjë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët. Termometri sot do të ngjitet në 38 gradë në dy tre qarqe të Shqipërisë, Shkodër, Berat dhe Elbasan.
Ditën e martë dhe të mërkurë do ketë rritje të lehtë të temperaturave me 39 gradë në Shkodër dhe në Elbasan. Nga dita e enjte e premte dhe përfshirë fundjavën do të kemi temperatura deri në 40 gradë në Shkodër, Berat, Elbasan dhe Gjirokastër. Vija bregdetare do të jetë në temperaturën 36 gradë.
Ndërsa sa i përket Kosovës dhe RMV do të ketë një javë të qëndrueshme me kthjellime dhe vranësia kalimtare. Në pjesën e parë të javës termometri do të shënojë 32 gradë në Prizren. Në RMV do të ketë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperatura të larta, në Shkup priten edhe vlera 40 gradë celsius”, tha meteorologia Lajda Porja.