Pak ditë më parë, në rrjet bëri bujë deklarata e gazetarit Arian Çani e dhënë në një podcast. Ai ka folur lidhur me moderatorët e emisioneve në vendin tonë, ku ndër të tjera është ndalur edhe në disa komente për Grida Dumën, teksa e quan “vjellje” dhe “debile e nivele të larta”.
Lidhur me këtë pjesë të intervistës, reagoi ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni e cila thotë se nuk i meriton këto fjalë, ndërsa shton se shoqëria tashmë po i fyen e përul vajzat e gratë edhe publikisht.
“Gridën e njoh, kemi respekt për njëra-tjetrën dhe rrugëtimet e jetës që kemi pasur. Ajo vlerëson faktin që jam ‘Selfmade’ në gjithçka pa asnjë ndihmë të jashtme pavarësisht vështirësive, ndërsa unë gruan e fortë dhe autoritare që ajo ka arritur të bëhet në këtë vend patriarkal. Më vjen keq të them, nuk i ka merituar këto fjalë! Shoqëria jonë vazhdon të fyejë dhe përulë vajzat dhe gratë në mënyrën më të ulët (kohët e fundit është bërë modë edhe publikisht)“
Për deklaratën e Sarës, ka reaguar gazetarja Kozeta Kurti, e cila në mënyrë ironike shprehet: “Ju bëftë dita 1000 Sara Gjordenit, që i paska dalë në mbrojtje Grida Dumës!”