Nga Bledi Lumani
Një nga gazetarët e afërt të Sali Berishës, kishte bërë një shënim pas humbjes së zgjedhjeve në Himarë.
Dhe përpiqej të rrëzonte arsyen kryesore pse opozita nuk mund të fitojë më asnjë palë zgjedhje, pasi drejtohet nga politikanë si Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët tashmë e kanë mbyllur ciklin e tyre politik dhe kanë punë veç me drejtësinë.
Për këtë, hiqte një paralele mes Vangjel Tavos, një njeriu që merret për 30 e kusur vjet me politikë, dhe Petro Gjikurias, që përfshihej për herë të parë në jetën politike.
Humbja e këtij të fundit, sipas tij, rrëzon argumentin se opozita nuk fiton dot në zgjedhje, pasi i duhen politikanë të rinj, jo Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Vetëm se ky është një argument shumë i dobët, që as nuk qendron.
Petro Gjikuria nuk është fare politikan.
Ai nuk përfaqësonte asgjë politikisht dhe as nuk solli ndonjë ide të re politike.
Madje nuk përfaqësonte as demokratët, të cilët dolën publikisht kundër kandidaturës së tij (as Vangjel Dulen, që njeh vetëm Fredi Belerin).
Ai thjesht përfaqësonte Sali Berishën. Ndaj dhe humbi.
Jo se ishte politikan i ri dhe kishte ndonjë ofertë të re politike, dhe shqiptarët e refuzuan atë.
Se politikan të ri nuk të bën as mospërfshirja më parë në politikë, as mosha, të bëjnë idetë dhe oferta politike që ti sjell.
Gjikuria humbi pikërisht se përfaqësonte një kufomë politike, që tashmë nuk ka çfarë jep më, por kërkon veç të mbijetojë në politikë për hallin e madh familjar që e ka zënë.
Dhe këtë, tashmë e kanë kuptuar edhe vetë demokratët.
Ata që thonë të kundërtën, se nuk është Sali Berisha problemi, më shumë se këtij të fundit, i shërbejnë Edi Ramës.
Sa më shumë të mbrojnë Berishën, aq më shumë mbajnë në pushtet Edi Ramën.
Madje edhe të vjedhë, meqë e kanë në majë të gjuhës si akuzë!