Deputeti socialist Erion Braçe, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka rikthyer në vëmendje debatet e pak javëve më parë, në lidhje me matjen e nitrateve te frutat dhe perimet e prodhuara në Shqipëri. Një prej videove që u bë më së shumti virale, ishte ajo e gazetarit Blendi Fevziu, i cili prej kohësh është shumë aktiv me postime në rrjetet e tij sociale.
Braçe thotë se ‘lodrat’ kineze nuk janë të certifikuara nga asnjë institucion, dhe analizat për prodhimet bujqësore mund të bëhen vetëm në laboratore të çerfitifikuara. Ai hedh dyshime se fushata të tilla, janë të paguara për interesa të caktuara në dëm të prodhimit vendas.
Postimi i Braçes:
ORA E SE VERTETES! I MBANI MEND ATO LODRAT KINEZE QE NGULESHIN MBI FRUTA E PERIME PRODHUAR NGA BUJQIT TANE, E SIPAS TE CILAVE ULERITEJ “SBEJNE, SBEJNE, SBEJNE”, “NA HELMUAN, NA HELMUAN, NA HELMUAN”!
UNE I MBAJ MEND E VIJOJ TE HETOJ!
Kam marre pergjigje nga AUTORITETI KOMBETAR I USHQIMIT, INSTITUTI I SIGURISE USHQIMORE E VETERINARE, INSPEKTORIATI SHTETEROR I MBIKQYRJES SE TREGUT; ja PERGJIGJET:
1. Asnje nga keto INSTITUCIONE NUK KA CERTIFIKUAR NDONJE APARAT TE TILLE PER PERDORIM MASIV;
2. ANALIZA E PRODUKTEVE BUJQESORE E BLEGTORALE behet ne laboratore te certifikuar mbi BAZA LIGJORE, REGULLATORE E MBI BAZA TE DIREKTIVAVE TE BE;
3. Kjo paisje jo vetem qe nuk ben analize biologjike e kimike te produktit, por mbi te gjitha nik eshte ndertuar mbi baze te ndonje direktive te BE per kete qellim(
4. BE vete, ka NIVELE MAKSIMALE TE NITRATEVE VETEM PER MATRICAT: SPINAQ I FRESKET, SPINAQ I NGRIRE, MARULE, MARULE E TIPIT ICEBERG, RUCOLA DHE USHQIM PER FEMIJE ME BAZE DRITHERASH, bazuar ne RREGULLOREN E KOMISIONIT EVROPIAN; NIVELI I NITRATEVE TE LEJUARA 2000-7000 mg NO3/KG;
5. Institucionet kane kerkuar dhe gjetur dy kompani qe kane tregtuar te tilla pasisje por ATO JANE ME STATUS TE PEZULLUAR-nga ato vete; PO PERSE? PERSE JANE ZHDUKUR E SHFAQEN VEC NE INSTAGRAM!
Shikoni; Deri ne fund te KORRIKUT, BUJQIT TANE KANE PRODHUAR E EKSPORTUAR 200.000 TONE FRUTA E PERIME TE FRESKETA ME NJE VLERE TE FATURUAR 110.000.000 EURO!
TE GJITHA-kilograme per kilograme jane ANALIZUAR NE LABORATORE EKSELENCE NE VENDET PRITESE E TE GJITHA JANE KONSUMUAR NE ATO VENDE SI PRODUKTE TE SHENDETSHME!
Po atehere c’ishte ky alarm histerik ketu;
Per fat te keq po mesoj se ka qene nje fushate e paguar e BLOGEREVE E INFLUENCERVE-Gazetare/e, Prezantues/e, Aktore/e, Nutricioniste, Dietologe; Per ca para kane bere nje dem kolosal ndaj bujqve, punes se tyre!
Disa te paditur e disa qe i kane thene “ik ….. shkolles, dijes e shkences”, per ca para!!