Nga Eduard Zaloshnja
Nga nje sondazh qe zhvillova para nje jave ne territorin e Bashkise Himare, me rezultoi se rreth 60% e pjesmarresve te ketushem ishin te prirur te votonin per Tavon. Duke nderthurur ate rezultat me rezultatet faktike te djeshme ne Bashkine Himare, mund te ekstrapolohet se rreth 51% e pjesemarresve te ardhur nga jashte vendit votuan per Tavon. Si rezultat, 58.6% e te gjithe pjesemarresve votuan per Tavon.
Meqe ne sondazh i pyeta te anketuarit edhe per votimin e vjetshem, mund te bej nje krahasim mes perkrahjes per Tavon dhe ate per Goron, te ndare si me siper.
Keshtu, per Goron votuan vetem 57% e pjesemarresve te ketushem, krahasuar me 60% per Tavon. Nder pjesmarresit e ardhur nga jashte, Goro mori vetem 28% te votave, teksa Tavo mori 51%. Si rezultat, Goro mori vetem 49.9% te votave te te gjithe pjesemarresve, krahasuar me 58.6% qe mori Tavo.
Edhe per sa i perket gjeografise se votave, Tavo doli me mire se Goro ne çdo njesi administrative. Keshtu, ne Njesine Administrative Lukove, Tavo mori 64.7% te votave, ndersa Goro vetem 51.4%.
Ne Njesine Administrative Himare, Tavo mori 46.4% te votave, ndersa Goro vetem 39.7%.
Ne Njesine Administrative Hore-Vranisht, Tavo mori 89.2% te votave, ndersa Goro vetem 83.6%.