Poshtë Kalasë 200 vjeçare të Ali Pashës, ndodhet plazhi i Porto Palermos.
Një hapësirë e vogël, me ujë të kristaltë e guralecë të bardhë, që tërheq thuajse çdo pushues që përshkon rivierën jugore.
Për këto turiste franceze që kanë mbërritur për të vizituar kalanë, plazhi duhet provuar me patjetër.
“Jam nga Franca, jemi për herë të parë në Shqipëri dhe zgjodhëm të vijme këtu sepse është përgjatë rrugës që ne po ndjekim. Ky plazhi i vogël këtu duket shumë i bukur, nuk e kemi parë të gjithin sepse sapo arritëm, por nga sa po duket uji është kristal i pastër dhe i bukur.”
“Kisha dëgjuar që poshtë Kalasë së Palermos është një plazh i aksesueshem nga të gjithë, shumë i bukur dhe me ujë shumë transparent.”
Pa zhezlong, plazhi është i aksesueshëm nga të gjithë, e për shqiptarët ky është një nga favoret e mëdha të plazhit, perveç asaj që i ka falur natyra.
“Jam nga Fieri, në plazh vij, këtu vij për herë të parë. Ujërat janë shumë të pastra, edhe njerëz nuk ka shumë. Kombinimi i malit me detit duket shumë bukur. Jam pozitiv që nuk duhet të paguash shumë lekë për të bere vetëm disa orë plazh.”
Plazhi në gadishullin shkëmbor është kthyer në një atraksion të padiskutueshëm të të gjithë atyre që vizitojnë jugut e Shqipërisë.