Për mbarëvajtjen e këtij sezoni dhe shmangien e aksidenteve, Policia Rrugore Tiranë njofton se ka shtuar kontrollet në rrugë. Në bilancin e javës së fundit, bëhet me dije se 28 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht, kryesisht për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtim, mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Po ashtu janë vendosur 9.318 gjoba, mesatarisht 1.331 në ditë.
Janë pezulluar 20 leje drejtimi, shumica prej të cilave për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. 7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.