Të gjithë personat që përfitojnë pension, tashmë mund ta marrin atë te dera e shtëpisë.
Posta Shqiptare njofton se falë shërbimeve të saj, çdo pensionist që nuk ka mundësi të paraqitet në sportel mund ta marrë atë në adresë përmes postierëve.
Në rrjetet sociale, Posta Shqiptare shkruan:
Shërbimi i shpërndarjes së pensionit në adresë është alternativa e duhur për çdo pensionist që nuk ka mundësi të tërheqë fizikisht pensionin në sportel, duke i mundësuar dërgimin e pensionit në banesë.
📍Postieri jua sjell pensionin në adresën tuaj, sipas datës së përcaktuar.
✅Për të përfituar këtë shërbim pensionisti ose një i afërm i tij duhet të plotësojë formularin e aplikimit në zyrën postare ku pensionisti aktualisht tërheq pensionin.