Trashëgimtari i familjes Mbretërore, Princ Leka do bëhet baba për herë të dytë.
Sipas ‘Liberale‘, Princi dhe partnerja e tij e re Blerta Celibashi do bëhen prindër. Në fotot e siguruara prej tyre, shihet çifti duke bërë blerje në një nga dyqanet për fëmijë në kryeqytet.
Mes tyre është vajza e Princ Lekës, çka duket se pas konflikteve të bujshme me aktoren Elia Zaharia dhe divorcit të dhunshëm, mosmarrëveshjet mes tyre janë sheshuar. Vajza e tij nga pamjet duket se është miqësuar edhe me partneren e re të Pric Lekës.