Nga Enrica Roddolo, Corriere della Sera
Vajza e madhe e mbretit Harald V, ajo vendosi të martohej privatisht, pa një ceremoni mbretërore. Të drejtat e imazheve dhe videove të ngjarjes i shiten Netflix dhe revistës britanike “Hello!”
shampanje – ishin kështu shoqërueset e dasmës mbretërore më të diskutueshme të viteve të fundit. Dhe në fund ndoshta edhe më spektakolari, me tre ditët e festimeve në mjedisin madhështor të Veriut të Madh.
E diskutueshme dhe plot polemika. E fundit para dasmës u shkaktua nga shishet e xhinit të hedhura enkas për dasmën e princeshës. Duke përdorur atë titull që nuk i takon më. Dhe pak rëndësi ka tani që kjo dasmë rrezikoi të nxiste një rast të vërtetë institucional. Mbreti Harald – tani doajni i sovranëve të Evropës me moshën 88 vjeçare dhe që në këto muaj që një operacion në zemër e detyroi të qëndronte në spital për një kohë të gjatë, ia besoi regjencën trashëgimtarit të fronit Haakon – Pas vitesh tensionesh në familje ka rënë dakord që vajza e tij e dashur të martohet me dashurinë e jetës së saj: biznesmenin që pëlqehet nga Hollivudi, nga yjet si Banderas dhe Paltrow dhe e famshmja e realitetit amerikan, Cynthia Bailey Vendi i tyre i origjinës u ndez nga ekskluziviteti i dasmës së siguruar nga çifti për të përjavshmen Hello, jo një gazetë