Lojërat Olimpike Paris 2024 tani kanë përfunduar dhe ia kanë kaluar stafetën Los Anxhelosit gjatë ceremonisë së mbylljes të dielën në mbrëmje.
Medalistja e katërfishtë në kryeqytetin francez (tre ari, një medalje argjendi), Simone Biles ishte e pranishme përkrah Tom Cruise dhe Karen Bass, kryetares së bashkisë së Los Anxhelosit.
Superylli amerikan kishte veshur një këpucë të zezë ecjeje në këmbën e saj të majtë për shkak të një dëmtimi, të cilin e pësoi gjatë një nxemje në tapet më 28 korrik, në fillimin e Lojërave Olimpike.
“Është vetëm një masë paraprake, sepse ne kemi ende një turne pas kësaj,”- tha ajo për NBC për këpucën e saj në këmbë. Biles dhe gjimnastët e tjerë amerikanë do të marrin pjesë në një turne në gati tridhjetë qytete në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga mesi i shtatorit.
Simone Biles e kishte të veshur këtë këpucë gjatë fotos së saj këtë javë me Léon Marchand, i cili gjithashtu fitoi medalje në Paris (katër ari dhe një bronzi, tamam si Biles në Rio në 2016).
CHAMPS! 🇺🇸🇫🇷 @usagym @simone_biles @leon_marchand @FFNatation ❤️ #Paris2024 pic.twitter.com/SegItZ3eGh
— TODAY (@TODAYshow) August 6, 2024