Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije se Kolegji i Europës në Tiranë është gati të hapë dyert për të pritur studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studineve master, duke nisur nga java e fundit e gushtit.
Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga vizita në Kolegj të ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini në shtëpinë e parë të Kolegjit të Europës në Godinën “Liria”.
Kryeministri theksoi se paralelisht po punohet për projektin e ri të Kolegjit të Europës, që pritet të nisë zbatimin në vitin 2024 për të garantuar më tepër kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj.
epër kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj.
“Gati të hapë dyert në Tiranë Kolegji i Europës, i cili do të presë studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studimeve master, duke filluar nga java e fundit e gushtit 👩🏻🎓👨🎓
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini vizituan shtëpinë e parë të Kolegjit të Europës në Godinën “Liria”🤝
Paralelisht, po punohet për projektin e ri të ri të Kolegjit të Europës, i cili pritet të nisë zbatimin brenda vitit 2024, për të garantuar më shumë kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj👷🏼👷♀️🏗️
Krenarë që ia dolëm të realizonim në një kohë kaq të shpejtë këtë projekt ambicioz, që i hap rrugën një oferte të re akademike drejt Shqipërisë Europiane 2030🇦🇱🫶🇪🇺
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅”, shkruan Rama.