Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pikërisht Himarën, e sapofituar nga socialistët në zgjedhjet e parakohshme lokale të 4 Gushtit me kandidatin Vangjel Tavo, për të mbajtur mbledhjen e radhës të Qeverisë së tij dhe jo vetëm.
Ky takim do mbahet më 28-29 Gusht dhe në të do marrin pjesë përveç ministrave, edhe kryebashkiakët.
Dhe mësohet se “për një analizë të punës së bërë deri më tani, por edhe për t’u vendosur objektivat e radhës në nisje të sesionit parlamentar, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët më datë 28-29 gusht”. Pra të gjithë kryebashkiakët, përfshi edhe ata të opozitës.
Burime bëjnë gjithashtu me dije se mbledhja mund të mbahet në godinën e Bashkisë së Himarës në sallën e rinovuar, por duke konsideruar ende edhe mundësinë e mbajtjes së mbledhjes në një prej hoteleve apo resorteve të zonës.