Nga Praga, kryeministri Edi Rama foli sërish për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë po merr pjesë në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024. Sa i takon aspiratave të Shqipërisë për integrimin në BE, Rama tha se nuk i thonë kurrë jo unionit, por kritika pati duk ethënë se duhet bërë më shumë para s etë jetë tepër vonë.
Shqiptarët janë europiën tha Rama, dhe kjo sipas tij nuk vendoset në Bruksel.
“Këtë fakt nuk e vendosin sot në Bruksel, ne jemi një vend europian. Kjo nuk vendoset në Bruksel. Kam sidoqoftë një qasje pak ndryshe nga ajo e Aleksandrit. Për atë që tha se Macron ishte promovuesi më i madh i zgjerimit. Europës i duhej Vladimiri të sulmonte Ukrainën që të mos e merrte të mirëqenë që BP është aty. Mjafton tu thuash horizonti blu do jetë i juaji, por për momentin na duhet të bëjmë ca gjëra të tjera , po kjo është e bazuar në meritë. A është vërtetë e bazuar në meritë, për këtë nuk jam i sigurt. BP është këtu, nuk është zgjerim. Është bashkim.
Kur vjen fjala për Shqipërinë ne jemi euriopainë, në mënyrën kokëfortë të dashuruar me Europën. Nuk pranojmë jo për përgjigje, do jemi me BE deri në fund, siç ishim me Stalinin. Do jemi me BE edhe Kur be të zhduket. Do ftojmë të gjithë që ta nisin nga Shqipëria dhe të ndërtojmë një tjetër BE. S’ka shans që aktorë të tjerë si Rusia të na ndërrojnë mendjen. Rajoni është një hapësirë ku Rusia ka influencë. Para se të jete vonë duhet që disa gjëra ti bëjmë ndryshe. Duke nisur nga plani i rritjes që është diçka e re. Për vendet që nuk janë anëtarë u jepet mundësi të integrohen në tregun e përbashkët.
Një koment e pati edhe për marrëveshjen me Italinë për emigrantë, ku së pari Rama tha se Shqipëria nuk i thotë dot jo Italisë, ndërsa së dyti sipas tij kjo marrëveshje tregon se të gjithë jemi europianë dhe duhet të sillemi si të tillë.
Së pari se nuk i themi dot jo Italisë, nuk i thua dot jo as Melonit, por si themi sot jo Italisë për shkak të historisë dhe faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi qenë në situata shumë të këqija. Së dyti, sepse jemi të gjithë europianë dhe duhet të sillemi si europianë edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familje të përbashkët europiane.