Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e mbledhjeve in-formale të qeverisë pas pushimeve të verës.Burime qeveritare konfirmojnë se e Diela 1 Shtatorit do të gjej të gjithë kabinetin qeverisës të mbledhur në një takim të formatit re-treart në Dajt. Takimit do t’i bashkohen edhe drejtues të organeve të varësisë përfshi kryesinë e grupit parlamentar socialist.
Gazetari i Top Channel Muhamet Veliu raporton se nuk përjashtohet mundësia edhe e pjesëmarrjes të kryebashkiakëve të vendit të cilëve qeveria i ka angazhuar në procesin e identifikimin të objekteve ende të palegalizuara.
Ky takim synon analizimin e asaj çfarë qeveria ka prodhuar deri më tani, objektivat për muajt në vazhdim, duke marrë në konsideratë, faktin se shumica socialiste po shkon drejt vitit zgjedhor dhe i ka vendosur vetes objektivin e fitores të një mandati të katër qeverisës.
Një pjesë e rëndësishme e këtij takimi do të jetë edhe analizimi realizimit apo jo të objektivave të vendosura në mbledhjen e fundit të këtij lloj formati në Durrës. Nga ana tjetër pritet edhe një tjetër zhvillim brenda PS.
Pas zgjedhjes nga kongresi, me 8 Shtator në Durrës pritet të mblidhet Asambleja e re e cila do të zgjedhë edhe sekretariatin e ri drejtues të PS, një organizëm i rëndësishëm i kësaj force politike.
Pritet me interes nëse kryesocialisti Rama do ta përdor mbledhjen e kësaj asambleje për ndryshime të disa drejtuesve politik aktual në 12 qarqet e vendin, në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme 2025.